03-03-2025

Mbretëria e Bashkuar i jep mbi 2 miliardë dollarë hua Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur një “takim domethënës dhe të ngrohtë” me Sir Keir Starmer – gjatë të cilit të dy palët ranë dakord për një hua prej 2.26 miliardë paundësh (2.8 miliardë dollarë) për Kievin.

Duke postuar në X në momentet e fundit, Zelensky shkroi: “Kjo kredi do të rrisë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe do të paguhet duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”.
Fondet do të drejtohen për prodhimin e armëve në Ukrainë. Kjo është drejtësia e vërtetë – ai që filloi luftën duhet të jetë ai që duhet të paguajë.
Falënderoj popullin dhe qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që nga fillimi i kësaj lufte”, u shpreh Zelensky.

Ai shtoi se është i lumtur që ka partnerë të tillë strategjikë, si Mbretëria e Bashkuar, me të cilët Zelensky thotë se ndan të njëjtin vizion dhe të ardhmën e sigurtë për të gjithë.

Asnjë koment

Comments are closed.