Mbreti i Tajlandës izolohet në hotel super luksoz me 20 femrat e haremit të tij
Mbreti i Tajlandës ka vendosur të izolohet në hotelin super luksoz në qytetin turistik gjerman Garmisch-Partenkirchen për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Mesa duket ai nuk ka preferuar të izolohet i vetëm dhe brenda hotelit ka marrë edhe 20 kubinat e tij të haremit.
Mbreti Maha Vajiralongkorn, ka marrë lejë speciale për të akomoduar edhe haremin e tij në hotelin të cilin e ka rezervuar të gjithin për vete.
Lajmin e ka publikuar tabloidi gjerman Bild, ku tregon se mbreti është i martuar edhe me 4 gra, por nuk dihet nëse ato e shoqërojnë në hotel.
119 persona nga stafi i tij janë infektuar me koronavirus dhe janë dërguar në Tajlandë. Nuk dihet ende sa do qëndroi mbreti në izolim.