14-02-2026

Mbrojtja e Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, lejoni këtë 75-vjeçar të kthehet në familjen e vet 

Pas fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më 12.02.2026 ka nisur fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit. E njëjta do të vazhdojë edhe sot, më 13.02.2026. Pas përmbylljes së fjalës përfundimtare të Selimit, për sot është paraparë edhe fillimi i fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e Krasniqit kërkoi të shpallet i pafajshëm, lejoni këtë 75-vjeçar të kthehet në familjen e vet, raportoi Kallxo.com. Fjalët përfundimtare të mbrojtjes së të akuzuarve vijnë pas fjalës përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe Mbrojtësit të viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Mbrojtja: Dokumentet nuk tregojnë rol komandues të Krasniqit

Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit ka mohuar se dokumentet e dorëzuara nga Prokuroria e Specializuar (ZPS) për periudhën kur ai ishte zëvendëskomandant ndihmës, të jenë nënshkruar nga ai.

“Ne nuk e pranojmë që këto dokumente janë nënshkruar prej Krasniqit. Barra për të vërtetësuar autorësinë, është e prokurorisë, e cila nuk ka arritur të respektojë standardin minimal që këto nënshkrime, mbi këto dokumente, i përkasin Jakup Krasniqit”- deklaroi mbrojtja.

Avokatët shtuan se, edhe nëse dokumentet janë vërtet nga Krasniqi, ato përfaqësojnë funksione administrative dhe se nuk tregojnë ndonjë rol komandues.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.