25-11-2024

Mbyllen dy lokale në Malishevë, shërbenin “shisha”

Inspektorët komunalë në Malishevë, bashkë me Policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion për të zbatuar vendimin që ndalon përdorimin apo shërbimin me shisha, ku dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile dhe të njëjtat janë mbyllur.

Komunikata e plotë:

Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me policinë, sot kanë ndërmarrë një aksion në disa lokale, për inspektim të zbatimit të vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, vendim i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”.

Gjatë inspektimit, dy lokale, në të cilat janë hasur duke shërbyer për klient me shisha-llulla- nargjile dhe të njëjtat janë mbyllur.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.

Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku  500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve./GS

Asnjë koment

Comments are closed.