Mbyllet ky segment i rrugës për në Brezovicë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljën e përkohshme të një segmenti të rrugës për në Brezovicë.
Rruga nga Gërlica e Epërme në Shtërpicë dhe Brezovicë do të jetë e mbyllur për shkak të punimeve të planifikuara.
“Ju njofojmë se po vazhdojnë punimet në projektin ‘’ Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme –Shterpcë-Brezovicë lot 1 ‘’, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme.
Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra.
Punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor:
E hënë ( 17 maj 2021), nga ora 14°°-20°°
E martë (18 maj 2021) nga ora 08°°-20°°” thuhet në njoftimin e MI-së./Indeksonline