05-07-2025

Mbyllet llogaria shtetërore për pagesat e të burgosurve – menaxhimi i kalohet një kompanie private pa licencë

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka besuar një kompanie private shërbimin e arkëtimit të pagesave për të burgosurit, ndonëse kjo kompani nuk e ka të regjistruar një aktivitet të tillë në veprimtarinë e saj afariste dhe nuk është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për ofrimin e këtij shërbimi.

Po ashtu, ky institucion ka mbyllur llogarinë e tij zyrtare në Thesarin e Kosovës – thesari ku menaxhohen të gjitha llogaritë e institucioneve publike.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumente dhe informacione nga Thesari i Kosovës dhe vetë Shërbimi Korrektues, të cilat konfirmojnë këtë praktikë.

Sinjalizuesi që ka kontaktuar Sinjalin ka theksuar se nuk ka garanci se si ruhen këto para apo se çfarë ndodh me to nëse kompania vendos të largohet, falimenton apo i përdor për qëllime të veta.

“Po ashtu, nuk dihet se si garantohen mjetet e grumbulluara nga një biznes që është sh.p.k., i cili një ditë mund t’i përdorë për nevojat e veta, të largohet ose të falimentojë krejtësisht”, ka thënë sinjalizuesi.

Asnjë koment

Comments are closed.