25-11-2024

Mbyllet një lokal në Xërxë, kishte organizuar muzikë live me shumë mysafirë

Policia në Rahovec ka mbyllur një lokal në fshatin Xërxë.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it mbylli lokalin pasi aty ishte organizuar muzikë live dhe kishte shumë mysafirë.

Veprimet e ndërmarra nga ana e patrullës policore dhe inspektorët kanë qenë:

-Një fletëparaqitje dhe mbyllja e përkohshme e lokalit e shqiptuar nga Inspektorët e AUV-it

-Dhe 18 fletëparaqitje ndaj pjesëmarrësve brenda në lokal

Policia e Kosovës edhe me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet që janë në fuqi, pasi toleranca për shkeljet e tyre do të jetë zero./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.