Mbyllet për qarkullim Ura e Rogovës së Hasit (Foto)
Banorë të Hasit kanë njoftuar për mbylljen e dy urave në këtë rajon, pas të reshurave të shiut, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Bashkë me disa foto të dërguar në adresë të portalit, ata tregojnë për mbylljen për qarkullim të Urës së Rogovës së Hasit, një arterie kjo e rëndësishme që lidh njërin nga fshatrat më të mëdha të vendit, por edhe të rajonit të Hasit.
Pos kësaj, një ditë më parë për shkak të dëmtimit të një ure, është bllokuar edhe hyrja në drejtimin tjetër Ujzë-Rogovë.
Sipas banorëve kjo ka vështirësuar qarkullimin e banorëve, të cilët tashmë detyrohen të kalojnë nëpër rrugë të tjera alternative, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Ata këtë e kanë vlerësuar si një izolim dhe përgjegjësi të pushtetit lokal e atij qendror, që nuk ka ndërmarrë masa për ndërhyrjet e nevojshme, pasi problemet kanë qenë të ditura prej kohësh!”.
Kujtojmë se për shkak të reshjeve në janar 2021, Komuna e Gjakovës ka konstatuar se kjo urë ishte rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
/GazetaePrizrenit. net