01-05-2025

Mbyllet seanca, nuk ka as propozim për kryetar të Kuvendit

Përfundoi seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në fillim të seancës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Ai ka propozuar që votimi të kryhet “me fletvotime fizike”.

Kjo seancë ka përfunduar brenda një periudhe shumë të shkurtër, pasi nuk vazhdoi as edhe propozimi për kandidat apo kandidate për kryetar apo kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, ishte ai i cili e përfundoi seancën pasi nuk pati vota të mjaftueshme për formimin e komisionit për votimin e fshehtë që u propozua nga ai.

Partitë opozitare e kundërshtuan propozimin e tij, PDK, LDK dhe AAK.

Për këtë pikë ishin për vetëm 55 vota.

Asnjë koment

Comments are closed.