23-11-2024

Më 30 gusht, afatit i dytë i Testit të Maturës në rajonin e Prizrenit

Pjesa e parë e afatit të dytë të Testit të maturës në rajonin e Prizrenit është caktuar më 30 gusht, ndërsa e dyta mbahet 07.09.2019, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Ndërkohë nga 15 deri më 23 gusht bëhet paraqitja e provimeve nga maturantët, të cilët nuk e kanë dhënë provimin në afatin e parë të qershorit.

Referuar zyrtarëve nga 2.774 maturantë të cilët i janë nënshtruar testit, në afatin e qershorit kalueshmëria ka qenë rreth 70 për qind.

Në afatin e dyte, Testit të maturës do t’i nënshtrohen afro 990 nxënës. Për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, kësaj radhe do të ketë më pak administrues dhe qendra të testit.

Ndërkaq, disa shkolla tashmë kanë filluar t’i publikojnë edhe oraret e afatit të riprovimeve për nxënësit e tyre për afatin e gushtit. Kjo tregon se ato po bëhen gati për rifillimin e punës dhe rikthimin e gjallërisë pas pushimeve të verës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.