18-06-2025

Me ar*më në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari

Në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka zbuluar një armë zjarri të paautorizuar.

Burime të Gazetës Sinjalit bëjnë me dije se mbrëmë, rreth orës 21:00, njësia e trafikut ka ndaluar një veturë në rrugën “Skënderbeu”.

Automjeti po drejtohej nga F.Xh.F., rreth 26-vjeçar i cili, gjatë kontrollit, u kap në posedim të një pistolete të llojit P.A.K., kalibër 9mm, me karikator por pa fishekë.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet më tej, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe do të hetohet nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.