Me këtë mot parashihen ditët e fundit të 2022-ës
Edhe në javën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të vazhdojë të dominohet nga masa më të ngrohta ajrore dhe të qëndrueshme.
Në përgjithësi moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa orët e mëngjesit do të mbesin me prani të mjegullës dhe vranësirave të ulëta.
Nga këto ditë, përjashtim bën dita e Martë, ku përpos rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta të cilat pritet të regjistrohen, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë edhe reshje të pakta lokale shiu.
Edhe në fundjavë nuk priten ndryshime të qenësishme të motit. Ditët do të karakterizohen me diell dhe vranësira të pakta dhe me temperatura më të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa në natën e ndërrimit të motmoteve pritet intervale kthjellimesh dhe vranësirash, me mundësi për prani të mjegullës në zona të caktuara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në fillim të javës pritet të jetë kohë pas kohe e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 16°C. /MeteoKosova/