25-11-2024

Me maska e kapuç, këta janë autorët serb që sulmuan automjetin e TCH në veri (VIDEO)

Janë zbuluar autorët serb të sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.

Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, ku shihen dy persona me kapuçë dhe maskë, teksa shkruajnë me bojë simbole serbe në makinën me logo të Top Channel. Njëri nga autorët më pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, dhe largohet me shpejtësi.

Ndërkohë që protestuesit sulmonin makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen por ka vijuar qetësisht telefonatën ndërkohë që sulmohej makina e TCH.

Gjithashtu nga Top Channel bëhet e ditur se kanë bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.