20-09-2024

Më në fund Ronaldo e thyen heshtjen pas eliminimit nga Botërori: Dje ëndrra mori fund

Cristiano Ronaldo ka reaguar më në fund, pasi Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës.

Maroko mposhti 1:0 Portugalinë në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo ishte në bankën rezervë në dy ndeshjet, kurse mbrëmë shpërtheu në lot pas eliminimit.

Ndërsa sot, ka ardhur edhe reagimi i tij i gjatë.

Nuk ia vlen të reagosh ndaj nxehtësisë. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë isha gjithmonë një që luftoja për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim. Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar Ëndrra ishte e bukur ndërsa zgjati… Tani, po shpresojmë që koha të jetë këshilltar i mirë dhe të lejojë secili të nxjerrë përfundimet e veta”, shkroi Ronaldo.

Asnjë koment

Comments are closed.