23-11-2024

Me nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, apelohet që fëmijëve t’u lehtësohen çantat

Me nisjen e gjysmëvjetorit të dytët të vitit shkollor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te prindërit dhe arsimtarët nëpër shkolla që të arrijnë të bëjnë zvogëlimin e peshës së çantave të rënda që bartin fëmijët.

IKSHPK ka thënë se “menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore!”

Ky institut po ashtu ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të shtojnë kujdesin gjatë lëvizjes në rrugë.

Problemi i çantave të mbingarkuara të nxënësve të shkollave fillore është i pranishëm qe një kohë në vend, me prindërit që shpesh janë ankuar, por që ende s’është gjetur një zgjidhje nga ana e autoriteteve mësimore.

Asnjë koment

Comments are closed.