25-11-2024

“Më pak tatim”, ministri Murati komenton hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati. Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.

“Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi”.

“Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”.

“Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi”, tha ai përmes një postimi në Facebook./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.