26-11-2024

Me votat e rregullta, Vetëvendosje ka 56 ulëse në Kuvend

Me përfundimin e numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 56 ulëse në Kuvend.

Formula me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset është “Sainte-Lague”. Pasi që 20 ulëse nga 120 sa janë në Kuvend, janë të rezervuara për minoritetet, partitë shqiptare luftojnë për 100 ulëset tjera. Ulëset që mbesin “të zbrazëta” si pasojë e përqindjes së votave që shkon për partitë që nuk kalojnë pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare. Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 14 për qind. Kjo nënkupton që 14 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në.

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85 për qind të votave, ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4 për qind, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13 për qind do të marrë 15 ulëse, ndërsa AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me nëntë deputetë.

Sot pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës./ koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.