14-11-2025

Media kroate habit me titull për shqiptarët dhe serbët

Shqipëria në festë, ka siguruar kalimin në play-off, ku do të kërkojnë një vend në Kampionatin Botëror në futboll.

Serbia e tronditur me humbjen në Londër me rezultat 2:0 nga Anglia, ku i shuan shpresat për vend dytë.

Shqipëria ngadhënjeu si mysafire, me rezultat 1:0 ndaj Andorrës.


“Serbët e humbën padyshim kualifikimin në Kupën e Botës! Shqiptarët ua ‘vodhën’ vendin e dytë”, është titulli i mediumit kroat “Veçernj List”.

“Serbia nuk i shfrytëzoi rastet e veta në Londër dhe me fitoren e Shqipërisë, nuk ka më gjasa për të shkuar në Kupën e Botës”, shkruan media serbe “Danas”.

“Serbët shpresonin se me trajnerin e ri mund të arrinin një mrekulli, por asgjë nuk ndodhi. Shqipëria avancoi në fazën eliminatore nga Grupi K”, shkruan media boshnjake “Oslloboçenja”.

Shqipëria ka siguruar vendin e dytë me 14 pikë në Grupin K dhe lë pas vetes Serbinë me 10 sosh. Andorra e mbyllë fundin e grupit me 2 pikë të fituara për shtatë ndeshje.

Asnjë koment

Comments are closed.