Hetimet rreth sulmit me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin zhvillime dramatike.

Ky sulm mund të ketë edhe prapavijë islamiste.
 
				             
				             
Kështu të paktën po thotë ministri i Brendshëm i krahinës Nordrhein Westfallen, Herbert Reul, transmeton Klankosova.tv.
Politikani i CDU-së deklaroi se lidhur me rastin e 17 vjeçarit provat po shtohen.

Derisa mediat gjermane, raportojnë se Erjon S, e kishte sulmuar edhe një burrë të pastrehë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ai kishte bërë edhe një video ku edhe kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.
 
						 