25-11-2024

Mediat serbe raportojnë për shkarkimin Gashit

Ashtu siç raportuan dje për deklaratat e tij se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vrarë civilë serbe, mediat serbe kanë raportuar edhe sot për Shkëlzen Gashin, pas shkarkimit të tij nga posti i këshilltarit prej kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Mediat në Beograd sot kanë cituar statusin në Facebook të Kurtit, ku ai lajmëron për shkarkimin e Gashit.

 

“Tha se UÇK-ja ka kryer krime, shkarkohet”, është titulli i “B92”, njërit prej mediumeve më të mëdha në Serbi.

 

Për këtë zhvillim ka shkruar edhe gazeta tjetër serbe, “Danas”, e cila po ashtu ka cituar fjalët e Kurtit në statusin e tij për shkarkimin e Gashit.

Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, përfshirë edhe nga vetë akterë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan shkarkimin e Gashit.

Asnjë koment

Comments are closed.