Mediet serbe raportojnë për incidentin në Prizren, pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi
Dy persona dje pësuan lëndime trupore në Prizren, pasi tifozët u përfshinë në një përleshje pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi, ku sipas Policisë ishin të pranishëm mbi 2.500 adhurues të futbollit.
Për incidentin raportuan edhe mediet serbe Kurir e Telegraf, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Ndonëse ata nuk e njohin Federatën e Futbollit të Kosovës, sikur mezi presin të raportojnë për incidente në futbollin kosovar.
Si sqarim do theksuar se gjatë 90 minutave të ndeshjes gjithçka ishte në rregull. Për atë që ndodhi pas përfundimit, duhet kërkuar përgjegjësi nga akterët mbi të cilët bie përgjegjësia. Sporti është për relaks.
Edhe Komunikatat e Vëllaznimit dhe Lirisë mund të vlerësohen si jo profesionale, madje shqetësuese, pasi nuk i kontribuojnë futbollit. Sporti është për relaks. Pse duhet të ndodhte një incident i tillë?!…
Pos kësaj, Kosova ka edhe ligj kundër Huliganizmit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se Policia ka nisur një rast penal për veprën – lëndim trupor. / Gazeta e Prizrenit