Melodia që e shoqëroi drejt triumfit në Rusi, Era Istrefi hap spektaklin me Francën
Para ndeshjes, Shqipëri-Francë, që do të mbyllë edhe kualifikueset Euro 2020, do të zhvillohet edhe një spektakël artistik, në inaugurimin e stadiumit të ri.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ardi Gjebrea, ndërsa do të hapet me performancën e Era Istrefit.
Melodia e këngës “Live it up”, që Era e këndoi edhe si këngën zyrtare të “FIFA World Cup 2018” në Moskë, solli fat për Francën gjatë aktivitetit, sepse në fund ishin francezët ata që u kurorëzuan me titullin kampion Bote. ceremoninë e hapjes së këtij kompeticioni global, të titulluar “Live it up”.
Gjithashtu do të këndojë edhe Flori Mumajesi me këngën hit të tifozerisë së kombëtares, “Kuq e zi je ti”, por do të mungojë Elvana Gjata. “Xhamadani vija-vija” do të interpretohet nga Aurela Gaçe./NOA.al