22-11-2024

Memli Krasniqi: Qeveria rrëzoi veten, PDK-ja e voton mocionin

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Kransiqi ka folur para deputetëve në seancën që po mbahet për mocionin e mosbesimit.

Krasniqi ka thënë se qeveria Kurti ka orkestruar frymën antiamerikane.

“Koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe VV-së e ka dëshmuar paaftësinë për të qeverisur fillimisht me zvarritjen e marrëveshjes për koalicion, pastaj orkestroi frymën anti amerikane përmes diskursit kundër SHBA-ve dhe kjo solli edhe pezullimin e fondeve prej 200 milionë eurove”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka është shprehur se qeveria e ka rrëzuar vetveten.

“Nuk është opozita por qeveria që po e rrëzon vetveten, faji dhe përgjegjësia është vetëm e këtij koalicioni qeverisës. Kryeministri vet po ia vulos fatij e tij politik, ky është akt i vetdorëzimit përballë sfidave që I ka vendi ynë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë tutje se PDK-ja do të votojë këtë mocion.

“PDK do të votojë pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie, sepse kjo ka qenë qeveria më e paaftë në historinë e Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejt”, ka deklaraur ai./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.