Menaxheri i fushatës së kryeministrit britanik vjen në Kosovë për ta përkrahur Veselin
Një prej figurave të njohura të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, sot vjen në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër.
Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai më pas ka shërbyer edhe si Ministër për Zhvillimin Lokal dhe Rimëkëmbjen e Veriut në Qeverinë e David Cameronit, si dhe si Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Theresa May.
Ai së fundmi ishte i angazhuar edhe në mbështetje të liderit konservator Boris Johnson, i cili aktualisht është kryeministër i Britanisë, duke u bërë menaxher i fushatës së tij.
Wharton pritet të ketë fjalë përshëndetëse sonte në tubimin përmbyllës të PDK-së, si përfaqësues i aleancës partiake evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropianë (ECR).