07-07-2025

Mendim Rugova: S’mbahet në mend thatësi sikur sivjet në Kosovë, kjo s’ka ndodhur qe 100 vjet

Meteorologu Mendim Rugova tha se “nuk mbahet në mend kaq thatësi”, sikur sivjet në Kosovë.

Ai tha në #Gjesi në T7 se thatësira e sivjetme në Prishtinë, nuk ka ndodhur prej 100 vjetësh.

“Prej shënimeve çka ka mund të shoh, prej vitit 1923, për Prishtinë po flas, mos me u regjistru as një pikë shiu, s’ka ndodhur”, tha Mendim Rugova.

 

Prej viteve të ’80 kur ekzistojnë matjet e lagështisë së dheut, ai tha se këtë vit qershor ishte “toka më e thatë” ndonjëherë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.