Mëngjesi që duhet të hani për të qëndruar në formë
Bollguri është rekomanduar nga nutricionistët për dekada si një mëngjes ideal për arsye të mira, pasi është plot me fibra dietike dhe ul kolesterolin. I pasur me fibra, ky ushqim super i shëndetshëm ju mban të ngopur dhe të kënaqur, që do të thotë se do të hani më pak me kalimin e ditës.
Këtë e dinë shumë mirë shumë zonja të famshme, për të cilat është shumë e rëndësishme të ruajnë një pamje dhe figurë të shëndetshme. Kështu, mëngjesi i preferuar i yllit të reality, Khloe Kardashian është bollguri, të cilin e përgatit me qumësht me pak yndyrë dhe një filxhan kafe.
Një nga modelet më të famshme australiane, Catherine McNeil, e nis ditën me një mëngjes të lehtë, i cili përbëhet nga bollgur me rrush të thatë. Të njëjtin mëngjes pëlqen edhe Adriana Lima dhe gjykoni vetë nëse i përshtatet linjës së saj. Miranda Kerr thotë se i pëlqen rregulli 80:20 në dietën e saj.
80 përqind të rasteve asaj i pëlqen të ushqehet shëndetshëm dhe baza e mëngjesit është bollguri, dhe në 20 për qind të tjera e lë veten të shijojë ëmbëlsirat. Përveç që përmban një numër të vogël kalorish dhe një numër të madh fibrash, bollguri është i pasur me proteina, vitamina të grupit B, kalcium dhe hekur.
Konsumimi i përditshëm i tij ul nivelin e kolesterolit të keq, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përmirëson imunitetin, rregullon nivelet e sheqerit në gjak, pastron zorrët, ka një efekt pozitiv në sistemin nervor dhe ul rrezikun e diabetit të tipit 2. /abcnews.al