22-11-2024

Mërgimtarët Agim dhe Bedrije Quni nga Nasheci vazhdojnë ndihmën për familjet nevojtare në Has

Bashkatdhetarët tanë nga fshati Nashec i Prizrenit, Agim dhe Bedrije Quni, të cilët punojnë në Berlin të Gjermanisë, sikur herëve të tjera edhe kësaj radhe kanë treguar zemërgjerësinë e tyre për ndihmuar familjet nevojtare për festën e Bajramit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë kontekst, në prag të festës së Bajramit të Madh, ata ndihmuan familje me gjendje të rënduar ekonomike në fshatrat e Hasit: Kojushë, Planejë, pastaj në Gorozhup, Nashec etj.

Me këtë rast janë shpërndarë pako me gjëra ushqimore në vlerë prej 50 euro për 12 familje, në vlerë totale 600 euro. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.