Mërgimtarët Bedrije dhe Agim Quni nga Nasheci vazhdojnë traditën e ndihmës për familjet nevojtare në Has
Bashkatdhetarët nga fshati Nashec i Prizrenit, Bedrije dhe Agim Quni, të cilët punojnë në Berlin të Gjermanisë, sikur herëve të tjera edhe kësaj radhe kanë treguar zemërgjerësinë e tyre për ndihmuar familjet nevojtare për festën e Bajramit.
Në këtë kontekst, ata ndihmuan familje me gjendje të rënduar ekonomike në fshatrat e Hasit: Kojushë, Planejë, pastaj në Gorozhup dhe Kushnin.
Me këtë rast janë ndarë nga 50 euro për 12 familje, në vlerë totale 600 euro. / Gazeta e Prizrenit /