Mërgimtarët e Suharekës me automjete me targa që nderojnë Thaçin e Veselin ( foto )
Dy mërgimtarë nga Suhareka, me banim në Mynih të Gjermanisë, janë parë me dy automjete luksoze që mbajnë targa të personalizuara me mbishkrimet “UÇK Kadri V” dhe “UÇK H Thaçi”.
Veturat, pamjet e të cilave kanë arritur në redaksinë e klankosova.tv, janë një Mercedes-Benz E400d 4MATIC dhe një BMW Seria 5, i referohen ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Thaçi dhe Veseli aktualisht po mbahen në Hagë nga Gjykata Speciale mbi akuzat për krime lufte.