Mërgimtarët nga Hasi në përkrahje të Kosovës në Rumani
Për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen me Rumaninë, ka shkuar edhe një numër i mërgimtarëve nga rajoni i Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Një pjesë e tyre janë atje me punë si pronarë të bizneseve të furrave e picerive, ndërsa sipas informacioneve disa kanë udhëtuar nga shtetet përreth.
Ndryshe ndeshja u ndërpre në minutën e 15. Gjyqtari urdhëroi ekipet të largohen nga fusha, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë shfaqur mesazh skandaloz ku thuhet “Kosova është Serbi”.