22-12-2024

Mërgimtarja tenton të bëjë vetëvrasje në Prizren

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, ku një 28-vjeçare e cila kishte ardhur për pushime në Kosovë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur viktima u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja, si pasojë e konsumimit të barnave për qetësim. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga bashkëshorti i saj dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pasi Policia është njoftuar lidhur me rastin, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratën e burrit të viktimës, i cili ka deklaruar se nuk e di se cili mund të jetë motivi i rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Asnjë koment

Comments are closed.