Dhjetë të dyshuarit që u kapën nga Hetimet Rajonale në Prizren pas një aksioni të zhvilluar në Suharekë kundër bixhozit të paligjshëm, kanë dalë të dielën para gjykatës, ku është kërkuar të caktohet masa e paraburgimit. Vendimi i gjykatës tashmë është marrë, por kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren u refuzua, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mëson se gjykata ka vendosur që të caktojë një masë sigurie alternative.
Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia duke luajtur bixhoz në lokalin Real Game Zone”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj dhjetë (10) personave të dyshuar: L.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par. 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.2 lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njoftoi dje Prokuroria.
Shënim: Personat e aostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.