24-11-2024

Mesazh i Haradinajt para nisjes për Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka treguar se po niset për në Hagë, ku do të intervistohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë deri në njohje nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj  ka thënë se Kosova është e gatshme të dialogojë me me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Por, edhe njëherë ka përsëritur se taksa do të qëndrojë deri në njohje.

“Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ramush Haradinaj ka dh1ë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa e Specialjes./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.