21-11-2024

Mësimi fillon me 13 shtator me prezencë fizike – 77% e mësimdhënësve e mbi 2 mijë nxënës janë vaksinuar

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka njoftuar që kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezence fizike me 13 shtator.

Pupovci thotë se rekomandimet e fundit të ardhura nga OBSh-ja janë që shkollar mund të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike.

Ai ka shtuar se sipas të dhënave që kanë deri më tani janë vaksinuar 77% e mësimdhënësve dhe mbi 2 mijë nxënës.

“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBAShK-un”.

“Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve shkalla e vaksinimit është 77%, kurse janë vaksinuar 2369 nxënës. Rekomandimet e fundit të OBSh-së janë që shkollat të qëndrojnë të hapura”.

Asnjë koment

Comments are closed.