Mësohet identiteti i personit nga Malisheva që vdiq pasi u rrëzua nga një objekt ndërtimi
Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë. I ndjeri, Arbnor Berisha ishte nga komuna e Malishevës, transmeton Indeksonline.
Të afërm të të ndjerit kanë postuar fotografinë e Arbnorit në rrjetet sociale.
Me poshtë e gjeni njoftimin e plotë të postuar në Facebook:
Administrata e fshatit Berishë
Njoftim:
Ju njoftojmë,se sot në orët e hershme të mëngjesit nê vëndin e punës ka ndërruar jetë,Arbnor Fadil Berisha,nga fshati Berishë.I ndjeri ishte në mesin e personaliteteve i cili gëzonte respekt në fshatë dhe për tej tij.Mungesa dhe humbja e tijë për fshatin tonë është shumë e madhe..Zoti e shperbleftë me dritën e xhenetit! Për kohën e ceromonis së vorrimit ju njoftojmë me kohë.