Mësohet se cili është vendimi për shkollat pas rëndimit të situatës me Covid-19 në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se edhe pas situatës së renduar me Covid-19, megjithatë shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura, por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se situata me pandemi në Kosovë është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por kapacitetet spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, ka shtim të rasteve të hospitalizimit.
Dy të vdekur me Covid në Prizren dhe 12 të infektuar të rinj
Ndryshe, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për menaxhimin e pandemisë, e cila kishte karakter informues mbi efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat janë adresuar për miratim në Qeveri.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 vdekje dhe 637 raste të reja me COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798./gazetametro.net