Messi me bashkëshorten e tij ndajnë një çast romantik nga pushimet
Çifti nga Argjentina, Lionnel Messi e Antonela Roccuzzo kanë filluar pushimet, shkruan GazetaBlic.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes disa fotove të publikuara, ku shihen shumë të lumtur në krahë të njëri-tjetrit.
Përveç kësaj, në këto foto të cilat i ka shpërndarë bashkëshortja e Messit, Antonela, çifti shfaqen duke u puthur.
Në këto pushime çifti po shoqërohen edhe nga fëmijët e tyre.
Ndërsa, çifti njëri-tjetrin kanë njohur që nga mosha 5 vjeçare, kurse lidhjen e tyre kanë filluar në vitin 2008, e tani janë prindër të tre fëmijëve.