Messi refuzon “parizienët”, Al-Hilal hap “thesin” për “pleshtin”
Prej kohësh tashmë dihet interesimi i “gjigandëve” arabë të Al-Hilal, për 7 herë fituesin e “Topit të Artë”, Leo Messi, me këtë të fundit që aludohet se ka refuzuar rinovimin e kontratës së tij aktuale, me “gjigandët” francezë të PSG.
Në bazë të raportimeve të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, skuadra nga Arabia Saudite ka dërguar një ofertë zyrtare drejt superyllit argjentinas, Lionel Messit.
Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te rivalët historikë të Al-Hilal, Al-Nassr, arabët e dëshirojnë me ngul afrimin e Messin, ndërsa për ta bindur fituesin e Kupës së Botës i kanë ofruar pagë më shumë se 400 milionë euro në vit.
Mirëpo, prioriteti i “pleshtit” është që ta vazhdojë karrierën në Evropë, me “katalanasit” e Barcelonas që priten që të dërgojnë një ofertë zyrtare drejt Messit dhe të hapin bisedimet për një rikthim në “Camp Nou”. /abcnews.al /