23-11-2024

“Mid’hati donte të mirën e Kombit”, flasin të afërmit që erdhën nga SHBA për rivarrimin

Në vjeshtën e ‘49 Mid’hat Frashëri u nda nga jeta dhe vetëm pas 69 vitesh eshtrat e tij u prehën me në fund në atdhe.

Në gjurmët e të atit, Abdylit dhe me edukimin e marr nën kujdesin e Samiut dhe Naimit, jeta e Mid’hat Frashërit kaloi mes politikës, publicistikës dhe bazave të gjuhës shqipe.

E filloi si funksionar i administratës turke, por me kthimin e tij në Shqipëri u emërua ministër në qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas vazhdoi karrierën e tij letrare. Por bindjet e tij politike e bënë atë armik të regjimit komunist në Shqipëri. Pasojat i vuajtën dhe pasardhësit e tyre. Gjatë studimeve të Mid’hatit në Stamboll, Shefqet Frashëri ka qenë personi më i afërt. Nipi i tij, Tanush Frashëri kujton bisedat mes tyre në mori gjuhësh të huaja.

“Ka qenë një njeri që kërkonte gjithmonë të mirën e kombit. Më në fund u kthye në atdheun e vetë dhe ndaj është një ditë e gëzuar për ne. Pavarësisht, se ne emocionohemi dhe më kuptoni që është e vështirë që njeriu të ruaj ato emocionet, ti mbaj të mbyllura”, shprehet Tanush Frashëri.

“Unë nuk kam shumë kujtime, por ka qenë i familjes sime se daja im ka marrë motrën e Mid’hatit; dhe nga familja kam dëgjuar shumë fjalë për të dhe sot më vjen shumë mirë për të që çmohet veprimtaria e tij dhe e ka quajtur gjithmonë si detyrë ndaj atdheut”, thotë Afife Frashëri Vlora.

Tashmë Frashërlinjtë prehen pranë njëri-tjetrit në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës./top channel

Asnjë koment

Comments are closed.