22-11-2024

Mijëra vetë marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit

Është varrosur Faton Hajrizi.

Ceremonia u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, ku për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë./KK

Asnjë koment

Comments are closed.