Milani nis bisedimet me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës
Milani ka filluar negociatat me Bayer Leverkusen për të transferuar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, gjatë merkatos së verës.
Rossonerët synojnë të forcojnë skuadrën e tyre me qëllim rikthimin në garat evropiane, dhe Xhaka është një nga emrat kryesorë në listën e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani ka bërë kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Bayer Leverkusen që nga e enjtja, ndërsa negociatat mes klubeve kanë nisur pasi mesfushori është i gatshëm të bashkohet me projektin e klubit italian.
Vlera e mundshme e transferimit pritet të jetë rreth 15 milionë euro, një shifër që Milani është gati të investojë për të siguruar shërbimet e Xhakës në San Siro.