Ka vazhduar forma e mirë e Milot Rashicës në Gjermani.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar dy gola në Bundesliga kundër Wolfsburg, duke ia siguruar tri pikë Werder Bremenit.
Ai realizoi për 1-0 në minutën e 13-të dhe në fund, në minutën e 84’, golin e epërsisë, golin e tri pikëve, për rezultatin përfundimtar 3-2.
Werder mori fitore të rëndësishme, pas disa ndeshjeve me radhë me humbje dhe barazime.
Skuadra e Rashicës tani gjendet në pozitën e 12 me 14 pikë.
23-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e 6 golave në 9 ndeshje në Bundesliga. /Gazeta Express/