Ministri Gashi uron xhudistet për medaljet në Abu Dabi
Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim xhudistët Majinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka.
Ai ka uruar për medaljet dhe për prezantimin e suksesshëm të Kosovës në “Grand Slamin” i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri më 29 tetor.
Në profilin e tij nw facebook, ai ka shkruar “xhudistët bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministri Gashi ka premtuar edhe më tej mbështetje për sportin e xhudos.