25-11-2024

Ministri Murati jep detajet e para për ligjin e reformave pensionale

Ministri i financave, Hekuran Murati pas mbledhjes se Qeverisë në një konferencë për media ka dhënë detajet e para në lidhje me projektligjin për reformat pensionale që siguron se punëtorëve të viteve të 90’ta do t’iu njihen kontributet.

Ai tha që ligji parasheh qe dikush që ka punuar deri në vitin 1990 dhe ka pasur 10 vite kontribute, ku me legjislacionin aktual merr vetëm pensionin bazik prej 100 euro, por tash me këtë ndryshim parasheh që atyre personave që kane punuar do te njihet periudha e punës prej që nga janë larguar nga puna deri më datën 1 janar 1999.

“Pavarësisht kësaj do të gjejmë mënyra dhe mjete të nevojshme për ta përballuar si buxhet por edhe si Qeveri sepse konsiderojmë që është një e drejtë që i është mohuar tash e sa vite dhe duhet të rregullohet përfundimisht”, ka thënë Murati.

“Për ta sqaruar behët fjalë edhe për ata që kanë dalë ne pension, d.m.th. dikush që tash i ka 67 vite dhe që dy vite është duke marrë pensionin bazik, pra mund të ri aplikojë dhe të kalojë nga skema bazike në skemën parciale të pensionit kontribute pagues të moshës me plotësimin e kushteve që parashihet në ligj”, tha ndër tjerash Ministri.

Murati theksojë se punëtorët e viteve 90’ta duhet të dëshmojë që kanë pasur kontribute pensionale si dhe janë larguar nga puna dhe për shkak të largimit nga puna nuk kanë arritur ta plotësojnë ligjin prej 15 vitesh./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.