23-11-2024

Minstri Gashi pjesë e një debati me të rinjtë në “Dokufest”

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në kuadër të festivalit “Dokufest” ka marrë pjesë në debatin me temë ‘Bashkëpunimi Rinor Rajonal’.

Takimi është mbajtur në ambientet e Hamamit në Prizren, ndërsa ai ka marrë pjesë në cilësinë e Ministrit dhe anëtarit të Bordit Drejtues të RYCO-s.

“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojmë me të rinjtë e shteteve të ndryshme të rajonit, të cilët kanë propozime e ide kreative se si mund të bashkëpunojnë të rinjtë mes vete. Evropa do të jetë shtëpia e përbashkët e të gjithë të rinjve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ain ë profilin zyrtar të ‘facebokut’.

 

Asnjë koment

Comments are closed.