Miqtë e presin me dajak dhëndrin në aeroport, posa zbret e rrahin – përfundojnë në pranga
Të dielën, në pikë të mëngjesit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht dhëndrin e tij, posa i njëjti ka arritur në Kosovë bashkë me gruan e tij.
Siç mëson Gazeta Sinjali, dy vëllezërit Maloku po dyshohen se kanë rrahur bashkëshortin e motrës së tyre, për motive akoma të panjohura, pasi kishin dalë për t’i pritur në aeroport.
Sherri mes tyre eskaloi dhe u desh ndërhyrja e disa familjarë për t’i ndarë, derisa intervenoi Policia.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyte lidhur me incidentin për të cilin dyshohen.
Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe inicimin e rastit.