Miratohet Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë
Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime.
Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda.