26-11-2024

Miratohet vendimi për çmimin e ilaçeve në Kosovë, do të shiten njësoj

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barëra.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka se me këtë projektligj çmimi i një bari do të shitet njësoj në çdo barnatore.

“Çmimi i një bari do të jetë njësojë në çdo barnatore. Duke përcaktuar nivelizimin e çmimit të barnave dhe përcaktimin e çmimeve maksimale për blerje nga institucionet publike krijohet për herë të parë sistemi rregulltiv në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Përcaktimi i çmimit krijohet nga sistemi rregullativ në Republikën e Kosovës dhe buron nga prioriteti i qeverisë për të siguruar barna të nevojshme”, ka thënë Vitia para miratimit.

Me këtë rast pa asnjë votë kundër dhe abstenim është miratuar propozim-vendimi./GS

Asnjë koment

Comments are closed.