12-11-2025

Mishi i importuar nga Rumania gjendet me bakterin Salmonella në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar qytetarët për praninë e bakterit Salmonella spp. në një ngarkesë të produktit ‘MDM pulë’, të importuar nga Rumania dhe të kontrolluar në Prizren, sipas njoftimit nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF).

Gjatë inspektimeve është konfirmuar se salmonela ishte e pranishme në 27.7 kilogramë mish pule. AUV ka theksuar se menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importit nga lloti i cili ka rezultuar pozitive është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.

“Është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore. AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe me bizneset të cilat merren me importin e mishit për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.