Mjekë dhe infermierë nga Prizreni nisen për në Shqipëri
Krahas kësaj në koordinim me institucionet qendrore do të niset edhe një automjet i zjarrfikësve, ndërkaq nga buxheti komunal kemi ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.

Postimi i plotë:
“Si Komunë, nga nesër do të fillojmë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve”.
“Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të tregojnë solidaritetin e tyre duke dhuruar gjësende për ndihmë”.